Adam Alter: Pse ekranet na bëjnë më pak të lumtur

TED2017

Adam Alter: Pse ekranet na bëjnë më pak të lumtur


Cfare jane duke na bere ne ekranet dhe pajisjet tona? Psikologu Adam Alter studion se sa shumë kohe na marrin ekranet prej nesh dhe se si ne nuk bejme asgje per kete. Ai tregon se pse të gjitha ato orë që shpenzoni duke parë në Smartphonin tuaj, tabletin apo kompjuterin mund t'ju bëjnë të mjerueshme - dhe çfarë mund të bëni për këtë.

Mehdi Ordikhani-Seyedlar: Cfarë ndodh në trurin tuaj kur jeni të vëmendshëm

TED2017

Mehdi Ordikhani-Seyedlar: Cfarë ndodh në trurin tuaj kur jeni të vëmendshëm


Vëmendja nuk është vetëm ajo në të cilën ne fokusohemi -- është gjithashtu ajo që truri jonë përpiqet të filtrojë jashtë. Duke investiguar modele në trurin e njeriut kur njerëzit mundohen të fokusohen, neuroshkencëtari Mehdi Ordikhani- Seyedlar shpreson të afrojë trurin dhe kompjuterin së bashku, duke ndërtuar modele të cilat mund të përdoren për të shëruar ADHD (Sëmundje e mungesës së vëmendjes) dhe t'i ndihmojë ata që kanë humbur aftësinë për të komunikuar. Dëgjoni më shumë për këtë shkencë emocionale në këtë diskutim të shkurtër dhe magjepsës.

Stephanie Busari: Si lajmet e rreme bëjnë dëme reale

TEDLagos Ideas Search

Stephanie Busari: Si lajmet e rreme bëjnë dëme reale


Në 14 prill 2014, terroristët e organizatës Boko Haram rrëmbyen mbi 200 vajza shkolle nga qyteti Chibok, në Nigeri. Nëpër botë, krimi u epitetizua nga slogani #BringBackOurGirls-- por në Nigeri, zyrtarët qeveritarë e quajtën krimin një rreng, duke çoroditur dhe vonuar çdo përpjekje për të shpëtuar vajzat. Në këtë fjalim të fuqishëm, gazetarja Stephanie Busari tregon tragjedinë e Chibok për të shpjeguar rrezikun vdekjeprurës të lajmeve të rreme dhe asaj çka ne mund të bëjmë për ta ndaluar.

Deepika Kurup: Kërkimi për ujë të pastër

TEDWomen 2016

Deepika Kurup: Kërkimi për ujë të pastër


Deepika Kurup ka qenë e vendosur për të zgjidhur problemin botëror për ujë që kur ajo ishte 14 vjec, pasi pa disa fëmijë jashtë shtëpisë së gjyshërve në Indi duke pirë ujë që për të dukej shumë i pistë vetëm po ta prekje. Fillimet e kërkimeve i pati në kuzhinën e familjes -- dhe cuan në fitimin e një cmimi për shkencën. Dëgjoni se si kjo shkencëtare adoleshente ka zhvilluar një mënyrë jo të kushtueshme dhe ekologjike për të pastruar ujin.

Deeyah Khan: Çfarë nuk dimë mbi fëmijët muslimane të Evropës

TEDxExeter

Deeyah Khan: Çfarë nuk dimë mbi fëmijët muslimane të Evropës


Si fëmija e një mamaje afgane dhe një babai pakistan e rritur në Norvegji, Deeyah Khan e di mirë si është të jesh një i ri i bllokuar midis komunitetit dhe shtetit tënd. Në këtë fjalim emocionues dhe të fuqishëm regjisorja nxjerr në pah izolimin dhe refuzimin e ndjerë nga shumë fëmijë musliman të rritur në Perëndim-- dhe pasojat vdekjeprurese të mos përkrahjes së të rinjëve tanë përpara se ata të bien në duart e grupeve ekstremiste.

Anjali Tripathi: Arsyet pse nje dite Toka do te ngjaje me Marsin.

TEDxBeaconStreet

Anjali Tripathi: Arsyet pse nje dite Toka do te ngjaje me Marsin.


Cdo minute, 200 kg hidrogjen dhe rreth 3,5 kg helium largohen nga atmosfera e Tokes ne hapesiren e jashtme. Astrofizikantja, Anjali Tripathi studion fenomenin e hollimit te atmosferes, dhe ne kete diskutim te bukur, ajo tregoi se si nje dite toka ( disa miliarde vite nga tani) planeti yne blu do te kthehet ne i kuq.

Adam Grant: Je marrës apo dhënës?

TED@IBM

Adam Grant: Je marrës apo dhënës?


Në cdo vend pune, ka tre lloj njerëzish: dhënësa, marrësa dhe të ekuilibruar. Psikologu organizativ Adam Grant shpjegon keto personalitete dhe ofron strategji të thjeshta për të promovuar një kulturë bujarie dhe për të parandaluar punonjësit egoistë për të marrë më shumë se sa u takon.

Sharon Brous: Koha te përmiresojme fetë

TEDWomen 2016

Sharon Brous: Koha te përmiresojme fetë


Ne nje moment qe bota duket te kete dale jashte kontrollit, feja duhet te ndihet e pavend-- ose si pjese e problemit. Por rabinia Sharon Brous beson se ne mund ta permiresojme fene qe te takojme nevojat e jetes moderne. ne kete diskutim te pasionuar, Brous ndan kater parime te praktikes se nje feje te rivitalizuar-- dhe ofron besimin e te gjithe llojeve si nje kunder rrefyes te realiteteve mpirese te dhunes, ekstremizmit dhe pesimizmit.

Tim Leberecht: 4 mënyra për të ndërtuar një kompani njerëzore në epokën e makinave

TEDSummit

Tim Leberecht: 4 mënyra për të ndërtuar një kompani njerëzore në epokën e makinave


Përballë intelligjencës artificiale dhe të mësuarit e makinave, neve na duhet një humanizëm radikal, thotë Tim Leberecht. Për të vet-përshkruarin "romantik i biznesit," kjo do të thotë dizajnimi i organizatave dhe vendeve të punës që kremton origjinalen në vend të efikases dhe pyetjet në vend të përgjigjeve. Leberechti propozon katër parime (padyshim subjektive) për të ndërtuar organizata të bukura.

Christopher Soghoian: Smartphoni juaj është një problem i të drejtave civile.

TEDSummit

Christopher Soghoian: Smartphoni juaj është një problem i të drejtave civile.


Smartphoni që përdorni, reflekton më shumë se sa thjesht shijet personale... ai mund të përcaktoje gjithashtu edhe se nga sa afër ju mund të mbikqyreni. Eksperti i privatësise dhe njëkohësisht TED Fellow, Christopher Soghoian, detajon një diferencë të dukshme mes kodimit të përdorur në pajisjet Apple dhe Android dhe na nxit ti japim vëmendje kësaj ndarjeje digjitale të sigurisë. "Nqse të vetmit njerëz që mund të mbrojnë vetveten nga vëzhgimi i qeverisë janë të pasurit dhe të pushtetshmit, ky po që është problem" - thotë ai. "Nuk është thjesht një problem kibernetik, është një problem i të drejtave civile".

Nadia Lopez: Përse të hapim një shkollë? Që të mbyllim një burg

TED Talks Live

Nadia Lopez: Përse të hapim një shkollë? Që të mbyllim një burg


Fëmijët janë e ardhmja jonë, dhe është e rëndësishme që ata të besojnë në vetvete. Për këtë arsye, Nadia Lopez ka hapur një "oaz" akademik në Brownsviille, Brooklyn, një nga lagjet më të lëra pas dore dhe të dhunshme në qytetin e New York-ut -- sepse ajo beson në ngritjen dhe aftësinë e çdo fëmije. Në këtë fjalim të shkurtër dhe plot energji, themeluesja e Mott Hall Bridges Academy (dhe një yll nga "Humans of New York") ndan me ne se si ajo i ndihmon nxënësit e saj të mendojnë për një të ardhme më të mirë për vete dhe familjet e tyre.

Marwa Al-Sabouni: Si arkitektura e Sirisë hodhi themelet për luftë brutale

TEDSummit

Marwa Al-Sabouni: Si arkitektura e Sirisë hodhi themelet për luftë brutale


Cfarë ishte ajo që coi deri në luftë në Siri? Shtypja, thatësira dhe dallimet fetare lozën rolin e vet, por Marwa Al-Sabouni sugjeron nje arsye tjetër: arkitektura. Ajo flet nëpërmjet internetit nga Homs, ku për 6 vjetët e fundit ka parë sesi lufta po e shkatërron qytetin. Al-Sabouni sugjeron që arkitektura e Sirisë ka krijuar enklava për klasat dhe besimet aty ku njëherë e një kohë ishte shoqëri tolerante e multikulturale. E ardhmja e vendit varet nga sesi do të rindërtohet.

Zaria Forman: Vizatime që tregojnë bukurinë dhe brishtësinë e Tokës

TED Talks Live

Zaria Forman: Vizatime që tregojnë bukurinë dhe brishtësinë e Tokës


Zaria Forman vizaton vepra arti me përmasa të mëdha të akullnajave që po shkrijnë, të ajsbergëve që pluskojnë në ujin e qelqtë dhe valëve që krijojnë shkumë. Këto vepra eksplorojnë momente tranzicioni, turbullire dhe qetësie. Bashkohuni me të teksa diskuton procesin meditues të krijimit artistik dhe motivimin në punën e saj. "Vizatimet e mia i thurin lavde bukurisë së atyre që rrezikojmë të humbasim", thotë ajo. "Uroj që të shërbejnë si regjistrime të këtyre peisazheve madhështore në ndryshim e sipër".

Kang Lee: A mund ta dalloni me te vertete nese nje femije po genjen?

TED2016

Kang Lee: A mund ta dalloni me te vertete nese nje femije po genjen?


A jane femijet genjeshtare jo te zot? Mendoni se mund ti dalloni lehte genjeshtrat e tyre? Kerkuesi i zhvillimit Kang Lee studion cfare i ndodh femijeve psikologjikisht kur genjejne. E bejne shume here, duke nisur qe nga mosha dy vjecare, dhe me te vertete qe jane te zot. Lee shpjegon pse duhet te festojme kur femijet nisin te thone genjeshtra dhe prezanton teknologjine e re te dallimit te genjeshtres qe ndonje dite mund te nxjerre ne pah emocionet tona te fshehura.

Ameera Harouda: Pse e vura veten ne rrezik per te treguar historite e Gaza-s

TED2016

Ameera Harouda: Pse e vura veten ne rrezik per te treguar historite e Gaza-s


Kur Ameera Harouda degjon zhurmen e bombave apo predhave, shkon drejt tyre. " Dua te jem aty e para sepse keto histori duhen rrefyer," thote femra e pare e Gazes "rregulluese", nje rol qe e lejon te udheheqe gazetaret ne skenaret kaotike te luftes ne atdheun e saj, te cilin ajo e do akoma megjithe situaten e tmerrshme. Zbuloni cfare e motivon Harouda-n t'u jape ze vuajtjeve njerezore te Gazes ne kete bisede te paharrueshme.

Chris Anderson: Sekreti i një fjalimi TED

TED Studio

Chris Anderson: Sekreti i një fjalimi TED


Nuk ka një formulë të vetme për një fjalim frymëzues, por ka një përbërës sekret që kanë të përbashkët më të mirët. Kuratori i TED Chris Anderson ndan këtë sekret me ne-- bashkë me katër mënyra si ta bësh të funsionojë për ty. A je i zoti të ndash një ide që ja vlen të shpërndahet?

Adam Grant: Shprehitë e çuditshme të njerëzve origjinal

TED2016

Adam Grant: Shprehitë e çuditshme të njerëzve origjinal


Si krijojnë njerëzit kreativ ide të shkëlqyera? Psikologu Adam Grant studion "njerëzit origjinale": mendimtarët që përfytyrojnë ide të reja dhe ndërmarrin veprime për t'i vënë ato në jetë. Në këtë diskutim, mësoni tre zakone të papritura të njerëzve origjinale - duke përfshirë përqafimin e dështimit. "Njerëzit origjinal më të mëdhenj janë ata që dështojnë më shumë, sepse janë ata që përpiqen më së shumti," thotë Grant. "Ju keni nevojë për më shumë ide të këqija për të marrë disa ide të mira."

Casey Gerald: Pranvera e dyshimit

TED2016

Casey Gerald: Pranvera e dyshimit


Cfarë ndodh me ju kur vlerat mbi të cilat besonit verbërisht dalin gënjeshtra?Kur Casey Gerald ngeli i zhgënjyer nga feja, ai filloj kërkimin për diçka të re ku të besonte si biznesi, pushteti, filantropia, por gjeti vetëm shpëtimtarë të rremtë. Në ktë fjalim frymëzues Gerald na fton të vëmë në dyshim të vertetat absolute të kohës sonë dhe të përqafojmë panjohurinë.

Reshma Saujani: Mësojini vajzave guximin, jo perfeksionin

TED2016

Reshma Saujani: Mësojini vajzave guximin, jo perfeksionin


Po rrisim vajzat të jenë perfekte, dhe po rrisim djemtë të jenë të guximshëm, thotë Reshma Saujani, themeluesja e Girls Who Code (Vajzat që Kodojnë). Saujani ka marrë përsipër t'u mësojë vajzave të reja të rrezikojnë dhe të mësojnë të programojnë, dy aftësi të cilat i duhen për të lëvizur shoqërinë përpara. Për të pasur inovacion, ne nuk mund të lëmë gjysmën e popullsisë pas, thotë ajo. "Dua që të gjithë ju t'i thoni çdo vajze të re që njihni të jetë në rehati me papërsosmërinë."

Shonda Rhimes: Viti kur thashë 'po' për cdo gjë

TED2016

Shonda Rhimes: Viti kur thashë 'po' për cdo gjë


Shonda Rhimes, titani që qëndron pas "Anatomia e Greit" (Grey's Anatomy), "Skandali" (Scandal) dhe "Si t'i lejosh vetes çdo gjë" (How to Get Away With Murder), është përgjegjëse për rreth 70 orë televizive në sezon, dhe ajo e dashuron punën. "Kur puna rëndohet, kur jam e zhytur në punë, asnjë ndjesi tjetër nuk ekziston", thotë ajo. Ajo ka një emër për këtë ndjesi: Gumëzhima. Gumëzhima është drogë, gumëzhima është muzikë, gumëzhima është pëshpëritja e Zotit në veshin e saj. Por çfarë ndodh kur ajo pushon? A ka ndonjë gjë tjetër përveç gumëzhimës? Në këtë ligjëratë prekëse, ndiqni Rhimes në rrugëtimin përgjatë "vitit të saj të 'po'-së" dhe mësoni se si e rigjeti ajo gumëzhimën e saj.

Russ Altman: Cfarë ndodh në të vërtetë kur i përzien ilacet?

TEDMED 2015

Russ Altman: Cfarë ndodh në të vërtetë kur i përzien ilacet?


Nëse merrni dy medikamente të ndryshme për dy arsye të ndryshme, ja një mendim për të reflektuar : Mjeku juaj mund të mos e kuptojë plotësisht se çfarë ndodh kur kombinohen ato, sepse ndërveprimet e drogës janë tepër të vështira për t'u studiuar. Në këtë bisedë interesante dhe të kapshme, Russ Altman tregon se mjekët janë duke studiuar ndërveprime të papritura të ilavece duke përdorur një burim të habitshëm: motorët e kërkimit në web.

Celeste Headlee: 10 rregulla për të përmirësuar bisedimin

TEDxCreativeCoast

Celeste Headlee: 10 rregulla për të përmirësuar bisedimin


Kur puna juaj varet nga sa mirë di të flasësh me njerëzit, mëson shumë rreth asaj se si të bisedosh. Shumica prej nesh nuk bisedojmë aq mirë. Celeste Headlee ka punuar si intervistuese në radio për dekada të tëra, dhe i di përbërësit e një bisede perfekte : Ndershmëri, shkurtësi, qartësi dhe një dozë e mirë e të dëgjuarit. Në këtë bisedë, ajo ndan 10 rregulla të dobishme për të bërë biseda të mira. "Dilni, bisedoni me njerëzit, dëgjojini ata, " thotë ajo . " Dhe, më e rëndësishmja, të jeni të përgatitur që do të habiteni. "

Jocelyne Bloch: Truri mund të jetë në gjendje të riparojë veten - me ndihmë

TEDGlobal>Geneva

Jocelyne Bloch: Truri mund të jetë në gjendje të riparojë veten - me ndihmë


Mbasi është hasur me çdo gjë nga ishemitë deri te traumat nga aksident me makina, neurokirurgia Jocelyne Bloch e njeh paaftësinë e trurit për të riparuar veten shumë mirë. Por tani, sugjeron ajo, ajo dhe kolegët e saj mund të kenë gjetur çelësin e riparimit nervor: qelizat Doublecortin-pozitive. Ngjashëm me qelizat staminale, ata janë jashtëzakonisht të adaptueshme dhe, kur i nxjerr nga truri, i kultivon dhe pastaj i ri-injekton në zonën e dëmtuar të të njëjtin tru, ato mund të ndihmojnë riparimin dhe rindërtimin e tij. "Me pak ndihmë", Bloch thotë, "truri mund të jetë në gjendje për të riparuar veten."

Yanis Varoufakis: Kapitalizmi do ta hajë demokracinë - po nuk e ngritëm zërin

TEDGlobal>Geneva

Yanis Varoufakis: Kapitalizmi do ta hajë demokracinë - po nuk e ngritëm zërin


E keni vrarë mendjen pse politikanët s’janë më ata që kanë qenë dikur, pse qeveritë duket se s’janë në gjendje të zgjidhin probleme reale? Ekonomisti Yanis Varoufakis, ish-ministër i financave të Greqisë, thotë se kjo vjen nga sot mund të jeni në politikë, por të mos keni pushtet - ngaqë pushteti real tani u përket atyre që kanë kontrollin e ekonomisë. Ai beson se të pasurit e mëdhenj dhe korporatat po e kanibalizojnë sferën politike, duke shkaktuar krizë financiare. Dëgjoni në këtë fjalë ëndrrën e tij për një botë ku kapitali dhe puna nuk luftojnë më kundër njëri-tjetrit, për "një botë që është njëherësh libertariste, marksiste dhe kejnesiane."

Oscar Schwartz: A mundet kompjuteri të shkruajë poezi?

TEDxYouth@Sydney

Oscar Schwartz: A mundet kompjuteri të shkruajë poezi?


Në qoftë se lexon dhe eksitohesh nga një poezi, por më pas zbulon se ishte shkruar në të vërtetë nga një kompjuter, do të ndjeheni ndryshe? Do të mendoni se kompjuteri është shprehur në mënyrë krijuese apo besoni se keni qenë mashtruar? Në këtë konferencë, shkrimtari Oscar Schwartz shqyrton pse ne reagojmë aq fort në idenë e një kompjuteri që shkruan poezi - dhe se si ky reagim na ndihmon të kuptojmë se çfarë do të thotë të jesh njeri.

Jill Heinerth: Bota e mistershme e shpellave nenujore

TEDYouth 2015

Jill Heinerth: Bota e mistershme e shpellave nenujore


Zhytesja e shpellave Jill Heinerth eksploron rrymat e ujrave te nendheshme qe rrjedhin ne planet. Duke punuar me biologet, klimatologet e arkeologet, Heinerth zbulon misteret e formave te jetes qe okupojne disa nga vendet me te largeta te planetit dhe ndihmon kerkuesit te shkycin historine e ndryshimit te klimes. Ne kete fjalim te shkurter, beni nje zhytje nen vale dhe eksploroni mrekullite e hapsirave nentokesore.

Aomawa Shields: Si do te gjejme jete ne planetet e tjera

TED2015

Aomawa Shields: Si do te gjejme jete ne planetet e tjera


Astronomja Aomawa Shields kërkon për të dhëna se jeta mund të ekzistojë diku tjetër në univers duke analizuar atmosferën e ekzoplanetëve te largët. Kur ajo nuk është duke eksploruar qiejt, aktorja trajnuar dhe TED Fellow kerkon mënyra për të angazhuar gratë e reja në shkencat duke përdorur teatrin, shkrimet dhe artin vizual. "Ndoshta një ditë ata do të bashkohen me radhët e astronomëve të cilët janë plot kontradikta", thotë ajo, "dhe te përdorin njohurite e tyre për të zbuluar, një herë dhe për të gjithmonë, se ne me të vërtetë nuk jemi të vetëm në univers."

Danit Peleg: Harrojini blerjet. Së shpejti mund t'i shkarkoni veshjet tuaja të reja

TEDYouth 2015

Danit Peleg: Harrojini blerjet. Së shpejti mund t'i shkarkoni veshjet tuaja të reja


Veshjet e shkarkuara, të printuara mund të bëhen pjesë e dollapit tuaj. Çka filloi për dizajneren Danit Peleg vetëm si projekt në shkollën e modës, u kthye në një koleksion dizajnesh të printuara në 3D që kanë rezistencën dhe elasticitetin e veshjeve të përditshme. "Moda është diçka shumë fizike," thotë ajo. "Pyes veten se si do të dukej bota kur veshjet tona do të ishin të digjitalizuara."

Ann Morgan: Viti që kam

 lexuar një libër nga çdo vend i botës

TEDGlobal>London

Ann Morgan: Viti që kam lexuar një libër nga çdo vend i botës


Ann Morgan e kishte konsideruar veten si një lexuese e mirëfilltë -- derisa ajo zbuloi "hapësirën e madhe boshe kulturore" që kishte në raftin e saj të librave. Në mes të shumë librave të autorëve anglez dhe amerikan, kishte shumë pak vepra të autorëve që nuk janë folës të gjuhës angleze. Kështu ajo vendosi një qëllim ambicioz: të lexonte një libër nga çdo vend i botës brenda një viti. Tani ajo është duke i bërë thirrje anglisht folësve të lexojnë vepra të përkthyera në mënyrë që t'i shtyjnë botuesit më shumë që të sjellin letërsinë e çmuar të huaj. Eksploroni hartat interaktive të udhëtimit të të lexuarit e saj këtu: go.ted.com/readtheworld