TED Talks with Albanian transcript

Lawrence Lessig: Rruga e pandalshme drejt reformave politike

TED2014

Lawrence Lessig: Rruga e pandalshme drejt reformave politike
1,149,165 views

Rreth shtate vjet me pare, aktivisti i internetit Aaron Swartz bindi Lawrence Lessig te ndermarre luften per reformen politike. Nje vit pas vdekjes tragjike te Swartz, Lessig vazhdon te kontribuoje ne fushaten e tij per te cliruar politiken e Shteteve te Bashkuara nga korrupsioni mbytes. Ne kete fjalim te zjarrte, thellesisht personal, ai therret qe te gjithe qytetaret te angazhohen dhe kujton perzemersisht qe kurre te mos heqim dore nga shpresa.

Ed Yong: Bulkthat vetevrases, furrtaret zombi dhe perralla te tjera parazitesh

TED2014

Ed Yong: Bulkthat vetevrases, furrtaret zombi dhe perralla te tjera parazitesh
1,829,488 views

Si qenie humane, ne i vendosin nje cmim vullnetit tone te lire dhe pavaresise...por akoma mund te kete nje influence te erret qe ne nuk po e konsiderojme. Shkrimtari i shkences Ed Yong shpjegon ne kete fjalim te tij zbavites, magjepes, dhe shqetesues, si parazitet e kane perfeksionuar artin e manipulimit ne nje shkalle te pabesueshme per ne njerezit. A po na influencojne ata ne? Ka shume te ngjare.

Ziauddin Yousafzai: Vajza ime, Malala

TED2014

Ziauddin Yousafzai: Vajza ime, Malala
2,536,881 views

Mesuesi Pakistanez Ziauddin Yousafzai na kujton boten e nje te vertete te vogel qe shume vete nuk duan te degjojne: Grate e burrat meritojne shanse te njejta per edukim, autonomi dhe identitet te pavarur. Ai tregon historine nga jeta e tij dhe jeta e vajzes se tij, Malala, i cili u qellua nga Talebanet ne 2012 thjeshte sepse guxoi te shkonte ne shkolle. "Pse vajza ime eshte kaq e forte?" pyet Yousafzai. "Sepse une nuk i preva flatrat e saj."

Chris Hadfield: Cfare mesova kur u verbova ne hapesire

TED2014

Chris Hadfield: Cfare mesova kur u verbova ne hapesire
8,557,375 views

Ka nje shprehje astronautesh qe thote: Ne hapesire, "nuk ka asnje problem kaq te veshtire te cilin ti nuk mund ta veshtiresosh edhe me." Keshtu, si perballesh me kompleksitetin, presionin e plote, si te perballesh me situata te frikshme dhe te rrezikshme? Koloneli ne pension, Chris Hadfield, vizaton nje portret te gjalle sesi te pergatitesh per me te keqen ne hapesire (dhe ne jete) - dhe fillon me ecjen ne nje rrjete merimange. Shikojeni per te perjetuar nje performance te vecante hapesinore.

Charmian Gooch: Deshira ime: Te filloj nje epoke te re te hapjes se biznesit

TED2014

Charmian Gooch: Deshira ime: Te filloj nje epoke te re te hapjes se biznesit
914,154 views

Kompanite anonime mbrojne individe te korruptuar- nga trafikantet famekeq te karteleve te droges tek shitesit kriminele te armeve - pas nje perde misteri qe e ben pothuaj te pamundur t'i gjesh dhe t'i detyrosh te mbajne pergjegjesite e tyre. Por aktivistja anti-korrupsion Chairman Gooch shpreson te ndryshoje kete. Ne TED2014, ajo ndan deshiren e saj te TED Prize : te dije kush zoteron dhe kontrollon kompanite, te ndryshoje ligjin dhe te filloje nje epoke te re te hapjes se biznesit.

Anne-Marie Slaughter: A mundemi të gjithë "t'i kemi të gjitha"?

TEDGlobal 2013

Anne-Marie Slaughter: A mundemi të gjithë "t'i kemi të gjitha"?
1,963,355 views

Ekspertja e politikave publike Anne-Marie Slaughter bëri bujë me artikullin e saj të vitit 2012, "Pse femrat akoma nuk mund t'i kenë të gjitha". Por në të vërtetë, a është kjo vetëm një pyetje për femrat? Këtu Slaughter zgjeron idetë e saj dhe shpjegon pse ndryshimet në kulturën e punës, politikat publike dhe zakonet sociale mund të na sjellin më shumë barazi - për burrat, gratë dhe ne të gjtihë.

Gabriel Barcia-Colombo: Automati im i shitjeve të ADN

TED Fellows Retreat 2013

Gabriel Barcia-Colombo: Automati im i shitjeve të ADN
828,455 views

Automatet ofrojnë zakonisht soda, sheqerka dhe patatina. Por jo ai që është krijuar nga anëtari i TED Fellow, Gabe Barcia-Colombo. Ky artist ka thurur ëndrra për një automat i cili shpërndan ADN e nxjerrë nga njerëzit, të paketuar në epruveta të vogla bashkë me një fotografi të personit që e ka dhënë atë. Kjo është mahnitëse dhe e çuditshme, por nxjerr në pah çështje më të medha etike që do të ngrihen më vonë me rritjen e qasjes ndaj bioteknologjisë.

Christopher Soghoian: Vëzhgimi qeveritar - ky është vetëm fillimi

TED Fellows Retreat 2013

Christopher Soghoian: Vëzhgimi qeveritar - ky është vetëm fillimi
893,397 views

Kërkuesi per privatesine Christopher Soghoian e shikon vëzhgimin qeveritar që po kalon shumë pranë nesh, si një industri që rritet për të mbështetur programe monitoruese. Përmes kompanive private thotë ai, qeveritë po blejnë teknologji me kapacitetin për tu futur në kompjutera dhe për të vjedhur dokumenta, dhe monitoruar aktivitete—pa u diktuar. ky TED Fellow shpreh shqetësimin për të ardhmen.

Mary Lou Jepsen: A munden pajisjet e së ardhmes të lexojnë imazhet e trurit?

TED2013

Mary Lou Jepsen: A munden pajisjet e së ardhmes të lexojnë imazhet e trurit?
1,035,856 views

Si një eksperte në krye të shkencës dixhitale, Mary Lou Jepsen studion mënyrën se si të hedhe idetë tona më krijuese në ekrane. Si paciente që ka kaluar një operacion në tru, ajo është e interesuar të dijë më shumë mbi aktivitetin nervor, i cili është baza e shpikjes, krijimtarisë dhe mendimit. Ajo shkrin këto dy pasione në një fjalim mahnitës mbi dy studime kryesore mbi trurin, të cilat mund të drejtojnë drejt një fronti të ri për të kuptuar se si (dhe çfarë) ne mendojmë.

Annette Heuser: Tre agjensite me fuqine per te fuqizuar ose shkaterruar ekonomite

TEDGlobal 2013

Annette Heuser: Tre agjensite me fuqine per te fuqizuar ose shkaterruar ekonomite
1,237,713 views

Menyra sesi ne i vleresojme ekonomite kombetare eshte plotesisht e gabuar, thote reformatorja e agjensive vleresuese Annette Heuser. Me metoda misterioze dhe te erreta, tre kompanite vleresuese private amerikane zoterojne nje pushtet te pamate nder ekonomite kombetare perreth botes, dhe rezultati mund te jete katastrofik. Por nese ka nje menyre tjeter? Ne kete bisede te guximshme, Heuser ndan vizionin e saj per nje agjensi jofitimprurese qe do te sjelle me shume barazi dhe drejtesi ne kete miks.

Henry Lin: Cfare mund te mesojme nga galaktikat shume, shume larg

TEDYouth 2013

Henry Lin: Cfare mund te mesojme nga galaktikat shume, shume larg
1,400,407 views

Në një fjalim argëtues dhe emocionues adoleshenti Henry Lin tregon per diçka të papritshme në qiell: grupimet e largëta yjore te galaktikave. Duke studiuar vetitë e pjesëve më të mëdha të universit, thotë fituesi i çmimit "Intel Fair Science", ne mund të mësojmë shumë për misteret shkencore në botën dhe në galaktikën tonë .

Roselinde Torres: Cfarë duhet për t'u bërë lider i mirë

TED@BCG San Francisco

Roselinde Torres: Cfarë duhet për t'u bërë lider i mirë
5,182,265 views

Ka shumë programe të lidërshipit në ditët e sotme, prej trajnimeve një ditore deri tek programet e trajnimit të korporatës. Por shanset janë, këto me të vërtet nuk do të ndihmojnë. Në këtë fjalë të qartë e të sinqertë Roselinde Torres përshkruan eksperiencën e 25 vjetëve observim të liderave vërtet të mëdhenj gjatë punës, dhe ndan tri pyetje të thjeshta por thelbësore që kompanitë duhet t'i përdorin për të pasur sukses në të ardhmen.

Rupal Patel: Zerat e sintetizuar, unike si shenjat e gishterinjve

TEDWomen 2013

Rupal Patel: Zerat e sintetizuar, unike si shenjat e gishterinjve
944,754 views

Shumica e personave me veshtiresi te medha ne te folur perdorin pajisje te kompjuterizuara per te folur. Megjithate ata zgjedhin mes shume pak zerave. Ja pse Stephen Hawking ka theks amerikan, dhe pse shume njerez zgjedhin te njejtin ze, i cili nuk ju pershtatet aspak. Rupal Patel, shkencetare e zerit, donte te bente dicka, dhe ne kete fjalim te mrekullueshem ajo ndan punen qe ka bere per t'u dhene zera unike personave qe nuk mund te flasin.

Yann Dall'Aglio: Dashuria -- nuk po bëhet ashtu si duhet.

TEDxParis 2012

Yann Dall'Aglio: Dashuria -- nuk po bëhet ashtu si duhet.
4,385,513 views

Në këtë fjalim të adhurueshëm, filozofi Yann Dall’Agio zbulon kërkimin universal të brishtësisë dhe të lidhjes në një botë e cila është e fokusuar te individi. Në fakt, është më e lehtë sa mund ta imagjinoni. Një refleksion i zgjuar dhe i mprehtë në emër të dashurisë në epokën moderne. (Filmuar në TEDxParis.)

Clayton Cameron: A-ritm-etik. Matematika prapa ritmit

TEDYouth 2013

Clayton Cameron: A-ritm-etik. Matematika prapa ritmit
1,035,486 views
No Video

Gati për të kërcyer nga vendi? Bateristi Clayton Cameron prezanton stile të ndryshme muzikore - nga R&B në Latine dhe deri te pop-me anë të ritmit. Një fjalim që provon se hip hop-i dhe xhazi nuk janë më Cool sesa matematika - ata thjesht mbështeten te ajo.

Esta Soler: Si e kthyem rrjedhën e ngjarjeve mbi dhunën në familje (Udhëzim: Polaroidi ndihmoi)

TEDWomen 2013

Esta Soler: Si e kthyem rrjedhën e ngjarjeve mbi dhunën në familje (Udhëzim: Polaroidi ndihmoi)
1,230,517 views

Kur Esta Soler loboi për të nxjerrë një projektligj që ilegalizonte dhunën në familje në 1984, një politikan e quajti atë "Te heqësh argëtimin nga akti i martesës". "Ah, qe s'kishte Twitter në atë kohë," thotë ajo. Në mënyrë optimiste, ajo përmbledh praktikën 30 vjeçare të taktikave dhe teknologjive --nga Polaroidi deri tek media sociale -- që ka sjellë rënien prej 64% në dhunën në familje në SHBA.

McKenna Pope: Dëshiron të bëhesh aktivist? Fillo me lodrat e tua

TEDYouth 2013

McKenna Pope: Dëshiron të bëhesh aktivist? Fillo me lodrat e tua
1,022,732 views

Vëllai i vogël i McKenna Pope adhuronte gatimin, por ai nuk dëshironte të përdorte një furrë pjekëse lodër—sepse ajo ishte e dizenjuar vetëm për vajza. Kështu, në moshën 13 vjec, Pope filloi një peticion online ndaj kompanisë amerikane Hasbro për të ndryshuar ngjyrën rozë dhe vjollcë të lodrës klasike. Në këtë fjalim emocionues, Pope përmend çështjen e lodrave të tilla dhe bën një thirrje për të aktivizuar të gjithë fëmijët të cilët ndihen të pafuqishëm.

Anant Agarwal: Përse kurset masive online kanë rëndësi

TED2013

Anant Agarwal: Përse kurset masive online kanë rëndësi
1,394,242 views

Viti 2013 ishte një vit suksesi për MOOC ( kurse masive të hapura online). Numra dhe shpresa të mëdha u pasuan nga disa rezultate zhgënjyese fillimisht. Por drejtori i edX, Anant Agarwal, bën që rasti i MOOC të ketë akoma vlerë-- si një mënyrë për të shpërndarë sa më shumë mësimnxënien e shkallës së lartë dhe të plotësojë (por ndoshta jo të zëvendësojë) klasat tradicionale. Agarwal e ndan me ne vizionin e tij të mësimnxënies së përzier, ku mësuesit krijojnë eksperienca të mësimdhënies ideale per studentët e shekullit të 21.

Joe Kowan: Si e mposhta frikën për skenën

TED@State Street Boston

Joe Kowan: Si e mposhta frikën për skenën
2,585,266 views

Ndjesia e frikës njerëzore na ka shërbyer mirë si qënie të vogla, duke na dhënë një përqëndrim të saktë për të shmangur vrasjen nga kafshet e tjera. Por nuk duket kaq perfekte, kur e njëjta ndiesi e frikes shfaqet përpara 20 fansave të musikës folk në një mbrëmje të Marte të muzikës live. Duart djersiten dhe dridhen, shikimi turbullohet dhe truri të thotë VRAPO: është frika ndaj skenës. Në këtë fjalim të shkurtër dhe melodioz, Joe Kowan tregon se si e mposhti atë.

Paula Johnson: Kujdesi shendetsor ... i tij dhe i saj

TEDWomen 2013

Paula Johnson: Kujdesi shendetsor ... i tij dhe i saj
1,178,652 views

Cdo qelize ne trupin e njeriut ka gjini, qe do te thote se grate dhe burrat dallohen deri ne nivele qelizore. Prape, shume shpesh, kerkimi dhe mjekesia e neglizhojne kete veshtrim -- dhe aktit qe dy gjinite i pergjigjen cuditerisht ne menyre te ndryshme semundjes apo trajtimit. Sic na pershkruan mjekja pioniere Paula Johnson, t'i futesh te gjithe ne te njejtin kategori do te thote qe ne fakt po ia le shansit shendetin e gruas. Eshte koha ta mendojme perseri.

Guy Hoffman: Robot me "shpirt"

TEDxJaffa 2013

Guy Hoffman: Robot me "shpirt"
3,054,391 views

Cfarë lloje robotësh mund te krijojë një animator/muzikant xhazi/ robotist? Robotë argëtues, reagues, kuriozë. Guy Hoffman tregon një film demostrues për familjen e tij të robotëve të pa zakontë—duke përfshirë dy robot muzikant që pëlqejnë të ndjekin ritmin e muzikës me njerëzit. (E filmuar te TEDxJaffa.)

Sheryl Sandberg: Ne beme perpara... po tani?

TEDWomen 2013

Sheryl Sandberg: Ne beme perpara... po tani?
2,708,050 views

Sheryl Sandberg rrefen se ne 2010 ishte e frikesuar te ngjitej ne skenen e TED, sepse per here te pare ajo do te fliste per eksperiencen vetmitare e te qenit grua ne nivelet me te larta te biznesit. Pas miliona shikimeve (dhe nje libri best-seller) Drejtoresha Operative e Facebook bisedon me gruan qe e nxiti te mbante ate fjalim, Pat Mitchell. Sandberg hapet ne lidhje me reagimet ndaj idese se saj, dhe tregon se ne c'menyra femrat ende luftojne per te arritur suksesin.

Sandra Aamodt: Pse dietat zakonisht nuk funksionojne

TEDGlobal 2013

Sandra Aamodt: Pse dietat zakonisht nuk funksionojne
4,759,762 views

Ne Sh.B.A, 80% e vajzave kane qene ne diete kur kane mbushur 10 vjec. Ne kete fjalim te sinqerte dhe te gjalle, neuroshkencetarja Sandra Aamodt perdor historine e saj personale per te modeluar nje mesim te rendesishem per se si truri yne drejton trupin tone, ndersa eksploron shkencen pas sepse dieta jo vetem nuk funksionon, por ka shume mundesi te beje me shume dem. Ajo sugjeron ide se si mund te jetojme nje jete intuitive e pa manine ndaj dietave.

Maysoon Zayid: Kam 99 probleme... paraliza është vetëm një.

TEDWomen 2013

Maysoon Zayid: Kam 99 probleme... paraliza është vetëm një.
10,708,171 views

Kam paralizë cerebrale. Unë shkundem gjithë kohën", tregon Maysoon Zayid në fillim te kësaj ligjerate gjallëruese. (Me të vërtetë është argëtuese). "Jam si binjakëzim i Shakirës dhe Muhammad Ali." Me hir dhe zgjuarsi, komedjania Arabo-amerikane na tregon në mënyrë të rrufeshme aventurat e saj si komediane e skenës, bamirëse dhe avokate për ata me aftësi të kufizuara.

Paul Piff: A ju bën paraja të lig?

TEDxMarin

Paul Piff: A ju bën paraja të lig?
3,568,059 views

Është e mrekullueshme se ç'mund të tregojë një lojë Monopoli. Në këtë fjalim të këndshëm por kthjellues, psikologu social Paul Piff ndan hulumtimet e tij rreth sjelljes së njerëzve kur ata ndihen të pasur. (Udhëzim: Sillen keq.) Edhe pse problemi i pabarazisë është i ndërlikuar dhe i frikshëm, ka edhe lajme të mira. (E xhiruar në TEDxMarin)

Diana Nyad: Kurrë, kurrë mos hiq dorë

TEDWomen 2013

Diana Nyad: Kurrë, kurrë mos hiq dorë
5,707,101 views

Në terrin e zi të natës, e pickuar nga kandilë deti, duke u mbytur nga uji i kripur, duke kënduar me veten e saj, duke halucinuar ... Diana Nyad vazhdonte të notonte. Në këtë mënyrë ajo më në fund arriti qëllimin e jetës së saj si atlete: notim ekstrem 165 km nga Kuba në Florida - në moshën 64. Dëgjoni historinë e saj.

Krista Donaldson: Gjuri 80 dollarësh që po ndryshon jetët.

TEDWomen 2013

Krista Donaldson: Gjuri 80 dollarësh që po ndryshon jetët.
1,086,707 views

Ne kemi bërë avancime të mrekullueshme në teknologji gjatë viteve të fundit, por shumë shpesh duket sikur vetëm disa njerëz me fat mund të përfitojnë nga ky avancim. Inxhinierja Krista Donaldson paraqet Gjurin Lëvizës, një protezë për ata që kanë humbur këmbur mbi gju, shumë prej të cilëve fitojnë më pak se 4 dollarë në ditë. Dizajni përdor teknologjinë më të mirë por është shumë më i lirë se protezat e tjera që ndodhen në treg.

Marco Annunziata: Mirësevini në epokën e Internetit industrial

TED@BCG San Francisco

Marco Annunziata: Mirësevini në epokën e Internetit industrial
1,509,709 views

Të gjithë po flasin për "Internetin e Gjërave," por çfarë saktësisht do të thotë kjo për të ardhmen tonë? Në këtë diskutim të matur, ekonomisti Marco Annunziata shikon se si teknologjia është duke transformuar sektorin industrial, duke krijuar makina që mund të shohin, ndjejnë dhe reagojnë -- që ato të mund të drejtohen me shumë më shumë efikasitet. Mendoni: pjesë të aeroplanëve që dërgojnë sinjale kur kanë nevojë për servis, ose turbinat e erës që komunikojnë me njëra-tjetrën për të prodhuar më shumë elektricitet. Është një e ardhme me implikime eksituese për të gjithë ne.

Boyd Varty: Çfarë mësova nga Nelson Mandela

TEDWomen 2013

Boyd Varty: Çfarë mësova nga Nelson Mandela
1,730,475 views

"Në katedralen e natyrës së egër, zbulohet pjesa jonë më e mirë. Boyd Varty, një aktivist për mbrojtjen e kafshëve të egra, tregon historitë e kafshëve, njerëzve dhe lidhjet e tyre, ose "Ubuntu"-- e përcaktuar si, " Jeni ju, pa jam une." Ai ja kushton këtë fjalim liderit South Afrikan Nelson Mandela, mishërimi i njeriut me frymë bujare dhe zemër të madhe.