TED Talks with Albanian transcript

Fatima AlZahra'a Alatraktchi: Për të zbuluar sëmundjet më herët, le të flasim gjuhën sekrete të bakterieve

TEDxAarhus

Fatima AlZahra'a Alatraktchi: Për të zbuluar sëmundjet më herët, le të flasim gjuhën sekrete të bakterieve
1,799,889 views

Bakteriet flasim me njëri-tjetrin, duke dërguar informacione kimike për të koordinuar sulmet. Çfarë do të ndodhte nëse ne mund të dëgjojmë çfarë janë duke thënë ato? Mikrofizikantja Fatima AlZahra'a Alatraktchi ka shpikur një pajisje që përgjon bisedat e bakterieve dhe që e përkthen komunikimin e tyre sekret në gjuhën e njerëzve. Puna e saj mund t'u hapi rrugë diagnostikimeve të sëmundjeve në fazë të hershme - përpara se mund të sëmuremi.

Farida Nabourema: A është shteti juaj në rrezik të kthehet në diktaturë? Këtu është mënyra si ta vëreni

TEDWomen 2018

Farida Nabourema: A është shteti juaj në rrezik të kthehet në diktaturë? Këtu është mënyra si ta vëreni
1,694,962 views

Farida Nabourema ka dedikuar jetën e saj luftës ndaj regjimit në Togo, autokracisë më të madhe në Afrikë. Ajo mësoi dy të vërteta gjatë kësaj: asnjë shtet nuk është i destinuar për tu shtypur -- dhe asnjë shtet nuk është imun ndaj diktaturës. Por si mund ta dini a jeni në rrezik para se të ndodhë? Gjatë një fjalimi energjetik, Nabourema ndan katër shenjat e diktaturës, së bashku me sekretin e përballimit të sfidave të jetesës nën sistem shtypës.

Akash Manoj: Një pajisje shpëtimtare që zbulon sulmet në zemër pa simptoma

TED-Ed Weekend

Akash Manoj: Një pajisje shpëtimtare që zbulon sulmet në zemër pa simptoma
1,819,530 views

Me siguri i njihni simptomat e zakonshme të sulmit në zemër: dhimbje në kraharor dhe krahë, vështirësi në frymëmarrje dhe ligështi. Por ka edhe një lloj tjetër që është po aq vdekjeprurës dhe më i vështirë për t'u zbuluar sepse simptomat janë të përmbajtura. Në këtë fjalim të shkurtër, shpikësi 17 vjeçar Akash Manoj e ndan me botën pajisjen që e ka krijuar me qëllim që ta ndalojë vrasësin e heshtur: një fashë e vogël, e lirë dhe që mund të vihet në trup, e cila i paralajmëron pacientët në çastin vendimtar, kur bëhet fjalë për jetë a vdekje.

Liv Boeree: 3 mësime mbi vendimmarrjen nga një kampione pokeri

TED2018

Liv Boeree: 3 mësime mbi vendimmarrjen nga një kampione pokeri
2,960,494 views

Është më mirë të jesh me fat apo të jesh i zoti në çfarë bën? A duhet ti besojmë intuitës apo të bazohemi në probabilitetin e gjërave dhe të analizojmë me kujdes kur marrim vendime të rëndësishme? Në këtë fjalim të shkurtër, lojtarja profesioniste e pokerit Liv Boeree ndan tri strategji që ajo vetë ka mësuar nga loja e pokerit dhe si mund ti aplikojmë në jetën e përditshme.

Alexandra Sacks: Një mënyrë e re për të menduar rreth tranzicionit drejt amësisë

TED Residency

Alexandra Sacks: Një mënyrë e re për të menduar rreth tranzicionit drejt amësisë
1,882,403 views

Kur lind një fëmijë, po kështu lind një nënë - por procesi natyror (dhe nganjëherë i pasigurt) i tranzicionit në amësi shpesh heshtet nga turpi apo keqdiagnostifikimi si depresion pas lindjes. Në këtë bisedë të shpejtë dhe informuese, psikiatrja e riprodhimit Alexandra Sacks trajton konfliktin e brendshëm emocional të luftës për t'u bërë një nënë e re - dhe ndan një term që mund të ndihmojë ta përshkruajë atë: matreshenca.

Tammy Lally: Le të jemi të sinqertë me financat e brendshme.

TEDxOrlando

Tammy Lally: Le të jemi të sinqertë me financat e brendshme.
2,068,458 views

Vështirësia për të ndarë dhe menaxhuar financat është e zakonshme - por të folurit sinqerisht dhe hapur rreth saj nuk është. Pse i fshehim problemet tona rreth parave? Në këtë bisedë të kujdesshme dhe personale, autorja Tammy Lally na inkurajon të heqim dorë nga "turpi i parave" dhe na tregon se si të mos i barazojmë llogaritë tona bankare me vetëvlerësimin tonë personal.

Halima Aden: Si shkova nga një fëmijë refugjat në një modele internacionale

TEDxKakumaCamp

Halima Aden: Si shkova nga një fëmijë refugjat në një modele internacionale
1,498,890 views

Halima Aden krijoi historinë kur ajo u bë modelja e parë e veshur me perçe në kopertinën e revistës Vogue. Tani ajo kthehet në kampin e refugjatëve Kakuma të Kenisë - ku ajo lindi dhe ka jetuar deri në moshën shtatë vjeç- për të ndarë një mesazh frymëzues rreth asaj që ajo ka mësuar gjatë rrugës së një fëmije refugjat në një modele internacionale.

Will Marshall: Misioni për të krijuar një bazë të dhënash të kërkueshme të sipërfaqes së Tokës.

TED2018

Will Marshall: Misioni për të krijuar një bazë të dhënash të kërkueshme të sipërfaqes së Tokës.
1,655,705 views

Po sikur ti të kërkoje në sipërfaqen e Tokës njësoj siç kërkon në internet? Will Marshall dhe ekipi i tij te Planet-i përdorin flotën më të madhe satelitore për të fotografuar krejt Tokën çdo ditë. Tashmë ata po lëvizin drejt një misioni të ri: të përdorin IA për të indeksuar të gjitha objektet në Tokë me kalimin e kohës-- çfarë do të bënte anijet, pemët, shtëpitë dhe çdo gjë tjetër në Tokë të kërkueshme, njësoj siç kërkon në Google. Ai ndan një vizion se si kjo bazë të dhënash mund të bëhet një rregjistrim i gjallë i ndryshimeve të mëdha që ndodhin rreth globit. "Ti nuk mund të ndreqësh atë që e nuk sheh," thotë Marshall-i. "Ne duam t'ju japim njerëzve mjetet për të parë dhë për të vepruar."

Sunni Patterson: Gra të Egra

TEDWomen 2017

Sunni Patterson: Gra të Egra
371,890 views

Me një gjuhë të rrufeshme, Sunni Patterson performon poemën e saj të fuqishme "Gra të Egra", shoqëruar nga lëvizjet magjepsëse te kërcimtares Chanice Holmes.

Supasorn Suwajanakorn: Videot false të personave realë -- dhe si t'i dallojmë ato

TED2018

Supasorn Suwajanakorn: Videot false të personave realë -- dhe si t'i dallojmë ato
1,453,308 views

Mendoni se jeni të aftë të dalloni videot false, ku personat e famshëm thonë gjëra që nuk i kanë thënë kurrë në jetën reale? Shikoni se si ato krijohen në këtë prezantim dhe demostrim teknologjik mbreslënës. Eksperti kompjuterik Supasorn Suwajanakorn tregon se si, ai si një student i diplomuar, përdori modelet Al dhe 3D për të krijuar video false me foto reale të njerëzve të sinkronizuara me audio. Mësoni më shumë rreth treguesve etikë dhe mundësive kreative të kësaj teknologjie -- dhe hapave që duhen ndjekur për të luftuar kundër keqpërdorimit të saj.

Lucy Marcil: Pse mjekët po ofrojnë përgatitje falas të taksave në dhomat e tyre të pritjes.

TED2018

Lucy Marcil: Pse mjekët po ofrojnë përgatitje falas të taksave në dhomat e tyre të pritjes.
1,358,090 views

Më shumë se 90 përqind e fëmijëve në USA paraqiten te mjeku të paktën një herë në vit, që do të thotë orë të pafundme të shpenzuara nga prindërit në dhomat e pritjes. Po sikur ato orë të përdoreshin për diçka produktive -- si kursimi i parave? Nëpërmjet organizatës së saj StreetCred, mjekja dhe TED Fellow, Lucy Marcil po ofron përgatitje falas të taksave për prindërit në dhomën e pritjes, duke imagjinuar se si mund të duket vizita te mjeku dhe duke ndihmuar në nxjerrjen nga varfëria të familjeve. Mësoni më shumë se si përgatitja falas e taksave dhe këshillimi mund të jenë receta më e mirë kundër varfërisë që ne kemi në USA.

Vishaan Chakrabarti: Si mund të krijojmë qytete të përjetshme për të ardhmen tonë të përbashkët

TED2018

Vishaan Chakrabarti: Si mund të krijojmë qytete të përjetshme për të ardhmen tonë të përbashkët
1,355,686 views

Ka një ngjashmëri që mezi vihet re në shumë nga ndërtimet më të reja dhe shëtitoret, thotë arkitekti Vishaan Chakrabarti. Dhe ky homogjenitet -- rezultat i rregullimeve, prodhimit në masë dhe konsideratat e kostos, midis faktorëve të tjerë -- ka mbuluar planetin tonë me një homogjenitet social dhe psikologjik. Në këtë diskutim vizionar, Chakrabarti bën thirrje për një rikthim në projektimin e qyteteve tërheqëse, lirike që personifikojnë kulturën e tyre lokale dhe përshtaten me nevojat botës dhe klimës që po ndryshojnë.

Essam Daod: Si mund të kujdesemi për shëndetin mendor për të mbështetur refugjatët.

TED2018

Essam Daod: Si mund të kujdesemi për shëndetin mendor për të mbështetur refugjatët.
1,402,709 views

Kriza botërore e refugjatëve është një katastrofë e shëndetit mendor, duke sjellë miliona njerëz në nevojë për mbështetje psikologjike, që të kapërcejnë traumat e shpërnguljes dhe konflikteve. Për të lehtësuar dëmet, psikiatra të fëmijëve dhe TED Fellow Essam Daod, kanë punuar në kampe, varka shpëtimi dhe kufinj detarë të Greqisë duke ndihmuar refugjatët (një e katërta e të cilëve janë fëmijë) të kapërcejnë eksperiencat e tyre me ndihmën e ndërhyrjeve të vogla dhe të fuqishme psikologjike. "Ne të gjithë mund të bëjmë diçka për të parandaluar këtë katastrofë të shëndetit mendor," thotë Daod. "Ne duhet të pranojmë që ndihma e parë nuk është e nevojshme vetëm për trupin, por gjithashtu dhe për mendjen dhe shpirtin."

Rebeca Hwang: Fuqia e diversitetit brenda teje

TED2018

Rebeca Hwang: Fuqia e diversitetit brenda teje
1,747,140 views

Rebeca Hwang ka kaluar një jetë duke ndërruar identitete -- prejardhje Koreane, kulturë Argjentinase, shkollim në Shtetet e Bashkuara -- dhe për një kohë të gjatë ajo kishte vështirësi në gjetjen e një vendi në botë për ta quajtur shtëpi. Por së bashku me këto sfida erdhi një ndërgjegjësim i rëndësishëm: që një formim ndryshe është një avantazh në botën e sotme të globalizuar. Në këtë diskutim personal, Hwang zbulon përfimet e pafundme të të pranuarit e identiteteve tona komplekse -- dhe ndan shpresat e saj për krijimin e një bote ku identitetet nuk përdoren për të veçuar por për të afruar njerëzit së bashku.

Katlego Kolanyane-Kesupile: Si po sjell krenari të çuditshme në fshatin tim rural

TEDGlobal 2017

Katlego Kolanyane-Kesupile: Si po sjell krenari të çuditshme në fshatin tim rural
1,226,337 views

Në një bisedë poetike dhe personale, TED Fellow Katlego Kolanyane-Kesupile shqyrton lidhjen midis stilit të jetesës së saj moderne dhe fëmijërisë së saj në një fshat rural në Botsvanë. "Në një kohë kur të qënit e zezë, gay, afrikane dhe meritoje te zije hapësirën do të thotë të jesh gjithçka, por jo rurale, kam frikë se po fshijmë shumë mundime që na çuan atje ku ndodhemi", thotë ajo. "Të përshtat abnormalitetin tim do të thotë të lidh shumë pjesë të vecanta të vetvetes."

Fred Krupp: Le të nisim një satelit për të gjurmuar një gaz të rrezikshëm serë

TED2018

Fred Krupp: Le të nisim një satelit për të gjurmuar një gaz të rrezikshëm serë
1,433,035 views

Kur flasim për gazra serë, dioksidi i karbonit tërheq më shumë vëmendje - por metani, i cili shpesh shpëton i paparë nga tubat dhe puset, ka një ndikim shumë më të madh e të menjëhershëm në ngrohjen globale. Ambjentalisti Fred Krupp ka një ide për të zgjidhur problemin: të nisë një satelit që gjurmon lëshimet globale të metanit dhe të ndajë haptazi të dhënat që grumbullon me publikun. Mësoni më shumë se si rregullimet e thjeshta për të shkurtuar këtë ndotës të padukshëm mund të na ndihmojnë ti vëmë frenat ndryshimeve klimatike. (Ky plan ambicioz është një nga idetë e para të Projektit të Guximshëm, nismën e re të TED për të frymëzuar ndryshimet globale.)

Walé Oyéjidé: Moda që kremton forcën dhe shpirtin afrikan

TEDGlobal 2017

Walé Oyéjidé: Moda që kremton forcën dhe shpirtin afrikan
899,451 views

Të jesh afrikan duhet të frymëzohesh nga kultura dhe të mbushesh me shpresë të pavdekshme për të ardhmen ", thotë projektuesi dhe TED Fellow Walé Oyéjidé. Me linjën e tij Ikiré Jones (ju do të shihni punën e tyre tek "Pantera e zezë" të Marvelit) ai përdor stilin klasik për të shfaqur elegancën dhe hijeshinë e grupeve shpesh të margjinalizuara, në veshje të qepura mirë që tregon një histori.

Rébeka Kleinberger: Pse nuk ju pëlqen tingulli i zërit tuaj

TEDxBeaconStreet

Rébeka Kleinberger: Pse nuk ju pëlqen tingulli i zërit tuaj
3,169,320 views

Zëri juaj është i padallueshëm nga mënyra se si njerëzit e tjerë ju shohin, por marrëdhënia juaj me të as që afrohet me të qartën. Rébeka Kleinberger studion se si ne përdorim dhe i kuptojmë zërat tanë dhe të të tjerëve. Ajo shpjegon se pse ju nuk mund ta pëlqeni tingullin e zërit tuaj në regjistrime, dallimet midis zërave tuaj të jashtëm, të brendshëm dhe të brendisë suaj- dhe gjërat e jashtëzakonshme që ju komunikoni pa qenë të vetëdijshëm për to.

Miho Janvier: Mësime nga një "gjahtare" e stuhive diellore

TEDGlobal 2017

Miho Janvier: Mësime nga një "gjahtare" e stuhive diellore
1,175,884 views

Fizikania hapësinore Miho Janvier studion stuhitë diellore: retë gjigante të grimcave që shpëtojnë nga Dielli dhe mund të prishin jetën në Tokë (duke prodhuar gjithashtu aurora mahnitëse). Si e studioni atmosferen në Diell, e cila digjet në temperatura deri në 10 milionë gradë Kelvin? Me matematikë! Ndiqni TED Fellow si ajo ndan punën e saj duke u përpjekur për të kuptuar më mirë se si Dielli na ndikon këtu në Tokë.

Helen Pearson: Mësime nga studimi më i gjatë në historinë e njerëzimit

TED2017

Helen Pearson: Mësime nga studimi më i gjatë në historinë e njerëzimit
2,357,562 views

70 vitet e fundit, shkencëtarët në Britani kanë studiuar mijëra fëmijë përgjatë jetës së tyre për të zbuluar pse disa arrijnë të jenë të lumtur dhe të shëndetshëm, kurse të tjerë hasin pengesa. Është studimi më i gjatë në kohë në historinë e njerëzimit dhe përfshin njerëzit më të studiuar në botë teksa na ndryshon mënyrën se si jetojmë, mësojmë dhe prindërojmë. Duke parë këtë studim të mrekullueshëm, gazetarja shkencore Helen Pearson ndan me ne zbulime të rëndësishme dhe të vërteta të thjeshta rreth jetës dhe prindërimit të mirë.

Anindya Kundu: Shtytja që i shërben studentëve të kapërcejnë pengesat e tyre

TED Residency

Anindya Kundu: Shtytja që i shërben studentëve të kapërcejnë pengesat e tyre
1,902,460 views

Si mund të arrijnë sukses studentët që vijnë nga grupet e studentëve që kanë pasur shumë vështirësi në jetë? Për sociologun Anindya Kundu, kuraja dhe këmbëngulja nuk mjaftojnë; studentët duhet të ndërmarrin veprime dhe të përdorin kapacitet e tyre për të përballuar vështirësitë dhe të gjejnë rrugën e tyre drejt suksesit. Ai ndan me ne histori shpresëdhënëse të studenteve që kanë kaluar vështirësitë personale, shoqërore dhe institucionale.

Adam Alter: Pse ekranet na bëjnë më pak të lumtur

TED2017

Adam Alter: Pse ekranet na bëjnë më pak të lumtur
3,737,315 views

Cfare jane duke na bere ne ekranet dhe pajisjet tona? Psikologu Adam Alter studion se sa shumë kohe na marrin ekranet prej nesh dhe se si ne nuk bejme asgje per kete. Ai tregon se pse të gjitha ato orë që shpenzoni duke parë në Smartphonin tuaj, tabletin apo kompjuterin mund t'ju bëjnë të mjerueshme - dhe çfarë mund të bëni për këtë.

Mehdi Ordikhani-Seyedlar: Cfarë ndodh në trurin tuaj kur jeni të vëmendshëm

TED2017

Mehdi Ordikhani-Seyedlar: Cfarë ndodh në trurin tuaj kur jeni të vëmendshëm
3,083,456 views

Vëmendja nuk është vetëm ajo në të cilën ne fokusohemi -- është gjithashtu ajo që truri jonë përpiqet të filtrojë jashtë. Duke investiguar modele në trurin e njeriut kur njerëzit mundohen të fokusohen, neuroshkencëtari Mehdi Ordikhani- Seyedlar shpreson të afrojë trurin dhe kompjuterin së bashku, duke ndërtuar modele të cilat mund të përdoren për të shëruar ADHD (Sëmundje e mungesës së vëmendjes) dhe t'i ndihmojë ata që kanë humbur aftësinë për të komunikuar. Dëgjoni më shumë për këtë shkencë emocionale në këtë diskutim të shkurtër dhe magjepsës.

Stephanie Busari: Si lajmet e rreme bëjnë dëme reale

TEDLagos Ideas Search

Stephanie Busari: Si lajmet e rreme bëjnë dëme reale
1,358,172 views

Në 14 prill 2014, terroristët e organizatës Boko Haram rrëmbyen mbi 200 vajza shkolle nga qyteti Chibok, në Nigeri. Nëpër botë, krimi u epitetizua nga slogani #BringBackOurGirls-- por në Nigeri, zyrtarët qeveritarë e quajtën krimin një rreng, duke çoroditur dhe vonuar çdo përpjekje për të shpëtuar vajzat. Në këtë fjalim të fuqishëm, gazetarja Stephanie Busari tregon tragjedinë e Chibok për të shpjeguar rrezikun vdekjeprurës të lajmeve të rreme dhe asaj çka ne mund të bëjmë për ta ndaluar.

Deepika Kurup: Kërkimi për ujë të pastër

TEDWomen 2016

Deepika Kurup: Kërkimi për ujë të pastër
1,176,301 views

Deepika Kurup ka qenë e vendosur për të zgjidhur problemin botëror për ujë që kur ajo ishte 14 vjec, pasi pa disa fëmijë jashtë shtëpisë së gjyshërve në Indi duke pirë ujë që për të dukej shumë i pistë vetëm po ta prekje. Fillimet e kërkimeve i pati në kuzhinën e familjes -- dhe cuan në fitimin e një cmimi për shkencën. Dëgjoni se si kjo shkencëtare adoleshente ka zhvilluar një mënyrë jo të kushtueshme dhe ekologjike për të pastruar ujin.

Deeyah Khan: Çfarë nuk dimë mbi fëmijët muslimane të Evropës

TEDxExeter

Deeyah Khan: Çfarë nuk dimë mbi fëmijët muslimane të Evropës
1,424,468 views

Si fëmija e një mamaje afgane dhe një babai pakistan e rritur në Norvegji, Deeyah Khan e di mirë si është të jesh një i ri i bllokuar midis komunitetit dhe shtetit tënd. Në këtë fjalim emocionues dhe të fuqishëm regjisorja nxjerr në pah izolimin dhe refuzimin e ndjerë nga shumë fëmijë musliman të rritur në Perëndim-- dhe pasojat vdekjeprurese të mos përkrahjes së të rinjëve tanë përpara se ata të bien në duart e grupeve ekstremiste.

Anjali Tripathi: Arsyet pse nje dite Toka do te ngjaje me Marsin.

TEDxBeaconStreet

Anjali Tripathi: Arsyet pse nje dite Toka do te ngjaje me Marsin.
1,203,838 views

Cdo minute, 200 kg hidrogjen dhe rreth 3,5 kg helium largohen nga atmosfera e Tokes ne hapesiren e jashtme. Astrofizikantja, Anjali Tripathi studion fenomenin e hollimit te atmosferes, dhe ne kete diskutim te bukur, ajo tregoi se si nje dite toka ( disa miliarde vite nga tani) planeti yne blu do te kthehet ne i kuq.

Adam Grant: Je marrës apo dhënës?

TED@IBM

Adam Grant: Je marrës apo dhënës?
7,250,021 views

Në cdo vend pune, ka tre lloj njerëzish: dhënësa, marrësa dhe të ekuilibruar. Psikologu organizativ Adam Grant shpjegon keto personalitete dhe ofron strategji të thjeshta për të promovuar një kulturë bujarie dhe për të parandaluar punonjësit egoistë për të marrë më shumë se sa u takon.

Sharon Brous: Koha te përmiresojme fetë

TEDWomen 2016

Sharon Brous: Koha te përmiresojme fetë
1,391,871 views

Ne nje moment qe bota duket te kete dale jashte kontrollit, feja duhet te ndihet e pavend-- ose si pjese e problemit. Por rabinia Sharon Brous beson se ne mund ta permiresojme fene qe te takojme nevojat e jetes moderne. ne kete diskutim te pasionuar, Brous ndan kater parime te praktikes se nje feje te rivitalizuar-- dhe ofron besimin e te gjithe llojeve si nje kunder rrefyes te realiteteve mpirese te dhunes, ekstremizmit dhe pesimizmit.